Fergap Zaimi dëshmon lojalitetin ndaj Serbisë (Video)

Fergap Zaimi dëshmon lojalitetin ndaj Serbisë (Video)

Dragash, 29 mars 2018 – Fergap Zaimi, i cili në Zyrën e ish-presidentes Jahjaga ka gëzuar postin e anëtarit të Këshillit Konsultativ për Komunitete, nga radhët e komunitetit goran, tani i përqendruar më shumë tek organizimi rreth OJQ-ve, si dhe mësimdhënës në gjimnazin paralel në fshatin Mlikë të Gorës, në një takim që e ka organizuar me serbët, Momqillo Trajkoviq, ka mbajtur një fjalim ku paraqitet si personi më lojal ndaj shtetit serb, duke lëshuar një mori kritikash ndaj Adem Hoxhës dhe Hamza Bales, njëri deputet në Kuvendin e Kosovës dhe tjetri zëvendësministër. Ajo që më së shumti bie në sy, është paraqitja e Fergapit, duke tentuar t’i bindë përfaqësuesit serbë, veçmas Nikola Selakoviqin, se ky është personi më lojal ndaj Serbisë. Për më shumë dëshmon kjo video, e cila është titruar nga redaksia jonë.