Dragashi shënon 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Dragashi shënon 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Dragash, 05 maj 2020 – Ndonëse jo sikurse viteve tjera, sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Kombit, ku kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë të Komunës, si dhe përfaqësues të veteranëve të UÇK-së, bënë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Kryetari Shabani e ka vlerësuar 5 Majin si një ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, të cilët e kujtojnë si dita e mirënjohjes së përjetshme ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit, me shpresë për një të ardhme më të mirë.