Bullgaria ndihmon arsimin në Dragash

Bullgaria ndihmon arsimin në Dragash

Dragash, 16 dhjetor 2022 – Komuna e Dragashit dhe Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit. Saktësisht, Qeveria e Bullgarisë do ta ndihmojë arsimin në komunën e Dragashit me një shumë prej 20 mijë e 400 euro.
Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, e ka falënderuar ambasadorin bullgar, Hristo Gudjev, duke thënë se kjo ndihmë ka domethënie të madhe për komunitetin tonë. “Ne po nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi, por në fakt kjo është një ndihmë domethënëse e qeverisë suaj për komunën tonë”, ka thënë Xheladini.
Nga ana tjetër, ambasdori Gudjev, mes tjerash, theksoi se edhe shtetin e Bullgarisë, në fillimet e rrugëtimit drejt BE-së, e kanë ndihmuar shtetet anëtare për të arritur aty ku është sot. “Prandaj, jam i lumtur që ka ardhur koha që edhe ne si anëtare e BE-së të ndihmojmë shtetet që kanë filluar këtë rrugëtim”, u shpreh ambasadori Gudjev.
Bashkë me kryetarin Xheladini, delegacionin e Komunës së Dragashit e përbënin në këtë takim edhe drejtori i Arsimit, Selim Kryeziu, si dhe shefi i Zyrës për Komunitete, Uzair Hamza.