Bilanc tragjik nga përmbytjet në Greqi – Humbin jetën 15 persona!

Bilanc tragjik nga përmbytjet në Greqi – Humbin jetën 15 persona!

Athinë, 16 nëntor 2017 – Përmbytjet e së mërkurës në pjesën perëndimore të Athinës, kanë shkaktuar një bilanc tragjik për banorët e kryeqytetit grek. Autoritetet thonë se, deri më tani kanë humbur jetën 15 persona të moshave të ndryshme. Por, nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rezultojë më i madh, për shkak se ende mbeten të përmbytura bodrume banesash dhe biznesesh. “Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që 17 të plagosur po kurohen në spital. Ekipet e shpëtimit ndihmuan 12 pasagjerët e një autobusi që kishin mbetur poshtë një ure, ndërsa uji arrinte deri tek dritaret. Deri në orët e para të mbrëmjes ishin realizuar rreth 90 operacione shpëtimi”, thuhet në njoftimin e organeve gjegjëse të Greqisë.