Behar Salihu e ruan vendin e parë edhe këtë vit!

Behar Salihu e ruan vendin e parë edhe këtë vit!

Dragash, 18 qershor 2017 – Në garat tradicionale të vrapimit të kuajve, që organizohen nga Komuna e Dragashit, për nder të Ditës së çlirimit, edhe sot pati interesim të madh nga shikuesit, si dhe nga dashamirët që e kultivojnë këtë sport. Madje, ne këto gara mori pjesë edhe Adil Hasanaj, nga Strellci, me kalin e tij të racës së pastër arabe që është i vetmi në Kosovë.
Megjithatë, ndonëse gara ishte e fortë, edhe kësaj radhe vendi i parë mbeti në Opojë, përkatësisht në fshatin Bresanë. Behar Salihu, duket se po angazhohet tej mase që ta ruaj këtë pozitë, duke triumfuar edhe në garat e sotme.

Leave a Reply