Mediat private serbe reagojnë – RTS na e ndau Kosovën!

rts pranon kosovenBeograd, 11 dhjetor 2013 – Radiotelevizioni nacional serb (RTS), gjatë raportimit për daljen e Evropës Juglindore nga kriza, në portalin e saj ka vendosur një hartë të Ballkanit, ku shihet Serbia dhe Kosova, si dy shtete sovrane dhe jo ashtu siç e njeh Beogradi zyrtar Kosovën, si pjesë të saj. Kjo ka ngjallur reagime të ashpra tek mediat private serbe, të cilat e kanë kopjuar faqen e RTS-së dhe e kanë ilustruar artikullin e tyre kritikues, nën siglën “Skandaloze”.
E përditshmja, Press Online, ndonëse e pranon që RTS nuk ishte autore e asaj harte, por akuzon këtë medium nacional, për faktin se ka përzgjedhur, pikërisht këtë hartë për ta ilustruar artikullin e saj. “Foto Skandal… Radio Televizioni Publik i Serbisë, për të cilin njerëzit paguajnë nga gjepat e tyre për ta parë, ka publikuar një hartë të Ballkanit, ku Serbia paraqitet pa Kosovën. Kjo do të thotë se Kosovën e ka barazuar me Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, shkruan Press Online, duke shtuar se harta, te cilës nuk i dihet autorësia, ishte botuar në faqen e RTS-së, më datën 9 dhjetor.
Pas këtyre reagimeve, RTS e ka larguar hartën, por që mediat opozitare po e shfrytëzojnë kopjen që ia kanë bërë faqes së mediumit të tyre publik.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply