Prizren, 07 korrik 2025 – Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se të dielën kanë ndodhur tri raste të tentimvrasjeve me thikë. “Një mashkull, shtetas i huaj, ka pësuar lëndime trupore pasi, gjatë një përleshje, dyshohet se është goditur me thikë nga një shtetas, gjithashtu i huaj. Viktima është shpënë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndodhet në mbajtje. Në një rast tjetër, një person ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje, është kanosur dhe sulmuar fizikisht me thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje. Në rastin e tretë, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi, pas një mosmarrëveshje, është goditur me thikë nga një femër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Tri tentimvrasje me thikë – Një femër po kërkohet nga policia!
POSTIMI I RADHËSDikujt po i konvenon sulmi ndaj Radio Sharrit!