Prishtinë, 07 mars 2015 – Shefi i Zyrës se BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka reaguar për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, lidhur me çështjen e Gjykatës së Posaçme, duke përgëzuar qeverinë për përkushtimin e saj ndaj kësaj gjykate. “Kjo gjykatë nuk ka të bëjë fare me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por do të merret me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkushtimit ndaj kësaj gjykate, e inicuar nga Shkëmbimi i Letrave dhe e miratuar nga Kuvendi. Vendimi i sotëm rikonfirmon përkushtimin e autoriteteve të Kosovës për të larguar një re të zezë që po qëndron mbi Kosovë, që nga publikimi i raportit të Këshillit të Evropës në vitin 2011”, ka deklaruar Zhbogar.
Zhbogar: “Gjykata Speciale heq renë e zezë mbi Kosovë”
POSTIMI PARAPRAKVrasje e trefishtë në Prizren – Motivi ende enigmë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.