Përfundoi për sot procesi në Hagë, në prezencë të presidentit Thaçi

Përfundoi për sot procesi në Hagë, në prezencë të presidentit Thaçi

Hagë, 13 korrik 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka dalë nga objekti i Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ka prezantuar në procesin e pyetjeve dhe përgjigjeve midis prokurorit dhe avokatit.
Sipas raporteve nga Haga, Thaçi do të vazhdojë edhe nesër të prezantojë në këtë proces, mbase edhe të përgjigjet në pyetjet që do t’i parashtrohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.
Mediat raportojnë se procesi i sotëm ka zgjatur rreth gjashtë orë dhe e megjithëkëtë nuk ka përfunduar prandaj do të vazhdojë edhe nesër.