Dragash, 01 shkurt 2023 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Veton Halili, si dhe nga drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Behar Brenolli, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku u takuan me drejtorin e kësaj Qendre, dr. Ramadan Jasharin, si dhe me Motrën kryesore, shefin e vaksinimit, farmacistin e Barnatores Qendrore e mjekët specialistë, të cilët së fundmi u angazhuan për ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas për banorët e Komunës së Dragashit.
“Në këtë takim u bisedua për çështjet organizative, si dhe për mundësinë e zgjerimit të shërbimeve të tjera shëndetësore, për punën e shërbimit emergjent, vaksinimin, problemin me mungesën e barërave esenciale, punën e laboratorit dhe çështje të tjera që kohët e fundit janë evidentuar si nevojë për më shumë interesim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës, duke shtuar se kryetari Xheladini ka shprehur gatishmëri për mbështetje institucionale për institucionin më të lartë shëndetësor që ka kjo komunë, duke theksuar se Xheladini shëndetn e popullatës e ka adresuar si prioritet të tij dhe qeverisë të cilën e udhëheq.
Xheladini: “Shëndeti i popullatës është prioritet për mua”
POSTIMI PARAPRAKDragashi mbështetët nga ushtarët italian të KFOR-it
POSTIMI I RADHËSNga sot QKMF-ja në Dragash me shërbime shtesë!