Dragashi mbështetët nga ushtarët italian të KFOR-it

Dragashi mbështetët nga ushtarët italian të KFOR-it

Dragash, 02 shkurt 2023 – Shefi i CIMIC-ut të kontigjentit italian të KFOR-it, Komanda Regjionale – Perëndim, Lionello Bonaventura, vizitoi të mërkurën Komunën e Dragashit, ku u prit nga kryetari, Bexhet Xheladini. “Qëllimi i vizitës ishte diskutimi rreth mundësisë së furnizimit me pajisje teknike për shërbimin e zjarrfikësve në Dragash, me ç’rast u kërkua hartimi i një liste me kërkesa specifike, të cilën do ta bëjë shërbimi i zjarrfikësve”, tha kryetari Xheladini.
Nga ana tjetër, shefi i CIMIC-ut premtoi që, pas ndihmës me pajisje të nevojshme, do ta shqyrtojë edhe kërkesën për furnizim me një cisternë për shuarjen e zjarrit për zjarrfikësit e Dragashit.
Kryetari Xheladini i falënderoi përfaqësuesit e CIMIC-ut për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që po ofrojnë ushtarët italian, me synim përmirësimin e kushteve teknike dhe infrastrukturore nëpër institucionet publike të Komunës së Dragashit.