Beograd, 17 mars 2014 – Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, bazuar në 99,08 përqind të votave të numëruara, ka njoftuar se Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 48,34 përqind të votave, përkatësisht 158 vende në Kuvendin e Serbisë.
Sipas drejtorit të Entit për Statistika në Serbi, Dragan Vukmiroviq, të dielën kanë votuar 3.573.847 qytetarë, ose 53.12 përqind, nga 6.728.170 qytetarë me të drejtë vote. Vukmiroviq ka njoftuar gjithashtu se Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka fituar dy mandate, përkatësisht, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi. “Sipas rezultateve preliminare, lista zgjedhore që udhëhiqet nga SNS, ka fituar 1.727.444, përkatësisht 158 vende në Kuvend, e pasuar nga koalicioni që udhëhiqet nga SPS, me 482.710 vota të fituara, ose 44 vende”, ka thënë për agjencinë “Beta” Vukmiroviq, duke shtuar se Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka fituar 24.274 vota, ose dy mandate në Kuvendin e Serbisë, i cili përbëhet nga 250 anëtarë.
Në një deklaratë për agjencinë “Beta”, kreu i PVD-së, Riza Halimi, ka thënë se është i gatshëm që të bisedoj me partinë fituese, për modalitetet dhe mundësitë e pjesëmarrjes në ndonjë nivel të qeverisjes. “Kemi pasur oferta të tilla, edhe më përpara, pasi obligim i mandatarit për formimin e Qeverisë është që të bisedojë me të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë Halimi.
Vuçiq fiton zgjedhjet në Serbi – Shqiptarët dy mandate
POSTIMI PARAPRAKJenuzi: Zgjedhjet serbe në Gorë, nuk janë përgjegjësi e jona
POSTIMI I RADHËSIa këput veshin me dhëmbë, se ia ngacmoi gruan!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.