Vritet edhe një shtetas kosovar në Siri – Familja ngushëllohet se djali iu ra shehid!


lufta siria shehidMalishevë, 20 korrik 2014 – Rexhep Morina, 26 vjeçar, nga fshati Drenoc i Malishevës, thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Lajmi është raportuar nga mediat elektronike, të cilat thonë se informacionet i kanë marrë nga të afëmit e familjes së të vrarit. Mësohet se, para disa vjetësh, i riu nga fshati Drenoc i Malishevës kishte shkuar për studime në Egjipt, ku nga aty është përfshirë në luftën e Sirisë.
Lajmin për vrasjen e djalit të tyre, familja e kishte mësuar nga dy persona me mjekra, të cilët janë shfaqur në shtëpinë e tyre, duke iu thënë se “djali i tyre ka rënë shehid”.


 

KËRKO FJALËT