Vogëlushi nga Rrenci, Andi Skeraj, nesër niset për Turqi

Vogëlushi nga Rrenci, Andi Skeraj, nesër niset për Turqi

Dragash, 06 tetor 2018 – Vogëlushi ga fshati Rrenc, Andi Skeraj, të dielën niset për Turqi, ku do t’i nënshtrohet kurimt, pasi shuma e kërkuar për këtë qëllim është tubuar dhe bileta është gati për vogëlushin, i cili vuan nga një sëmundje që nuk mund të trajtohet në Kosovë.
Lajmi i mirë është bërë i ditur nga kontribuesit që shuma e kërkuar për kurimin e këtij vogëlushi të mblidhet sa më parë, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë aksion humanitar.