Dragash, 05 janar 2016 – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dragash, ka reaguar sot ndaj një komenti të të ashtuquajturit kryetar i Komunës së Gorës, Safet Kushi, i cili aktualisht ndodhet në Zvicër, por që nuk hesht së vepruari, duke u prezantuar si kryetar legjitim i të ashtuquajturës Komuna e Gorës. “Reagojmë ashpër kundër shkrimit të Safet Kushit, të publikuar në rrjetet sociale, me anë të të cilit ai fyen dhe denigron rëndë ish-ushtarët e UÇK-së, tani veteranë të UÇK-së. Kjo nuk është hera e parë që ‘zotëria’ në fjalë bën shkrime dhe publikime të ngjashme, kundër personaliteteve publike, si dhe institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale. Së fundmi, më 4 janar të këtij viti, në grupin e mbyllur ‘Opstina Gora’ në Facebook, ai i ka fyer rëndë ish-ushtarët e UÇK-së. Ne i bëjmë me dije ‘zotërisë’ në fjalë, se nga kjo komunë ka një numër të konsiderueshëm të ish-ushtarëve, në mesin e tyre kemi edhe dëshmorë dhe invalidë të luftës, të cilët e luftuan politikën kriminale dhe hegjemoniste milosheviqiane, të cilën politikë po e ndjek ende ‘zotëria’ në fjalë, i ashtuquajturi Safet Gradonacelnik Kusi, si dhe mbeturinat tjera si ky. Me shkrime të tilla, të njëjtit mundohen që t’i prishin marrëdhëniet e mira ndëretnike në komunën e Dragashit, si dhe raportet në mes të vetë komunitetit boshnjako-goran”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga OVL e UÇK-së në Dragash.
Kujtojmë se, në një koment që kishte bërë Kushi, tek një portal që raportonte për një veteran, i cili paska hequr dorë nga të qenit si i tillë, janë apostrofuar ish-ushtarët e UÇK-së nga Dragashi, për të cilët Kushi ka thënë se pas luftës i kanë blerë uniformat në treg me nga 10 euro dhe tani shiten si veteranë.
Veteranët e Dragashit reagojnë ndaj deklaratës së Safet Kushit!
POSTIMI PARAPRAKMevludin Krasniqi emërohet zëvendësministër!
POSTIMI I RADHËSBora që nxori në pah nivelin e shtetit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.