Prishtinë, 01 tetor 2015 – Ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala, Sot u dënua me 1500 euro, pas dënimit të shqiptuar më herët, me dy muaj burg dhe 200 euro gjobë. Lajmin për këtë dënim e ka publikuar vetë Buzhala, në profilin e tij në Facebook, ku ka kërkuar vëmendjen e lexuesve për t’ia lexuar këtë postim. “Nuk ka qenë qëllimi me e fsheh pasurinë, por me e hapë një debat. Unë pesë herë e kam deklaruar pasurinë time në Agjencinë Antikorrupsion dhe dy herë në media. E sot që e hëngra këtë dënim dhe që kam shpenzuar mjete tjera financiare për avokat, çfarë ndryshova?”, ka shkruar mes tjerash Buzhala.
Vemendje ju lutem: Sot e pata nje dite te dendur, me te cilen sic edhe po e shoh qenkan marre edhe portalet si motra….
Posted by Berat Buzhala on 2015-10-01