Në Dragash u asgjësuan 23 tonë limon (VIDEO)

inspektoret asgjesojne limonatDragash, 10 tetor 2015 – Në deponinë e mbeturinave, në Trokan të Dragashit, inspektorët nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit asgjësuan 23 tonë limon, i cili hyri në Kosovë përmes doganës në Vërmicë.
Inspektorët ishin alarmuar me përmbajtjen e lartë të pesticideve të këtyre frutave, të cilat po importoheshin nga Turqia, me porosi të një firme nga Kosova, emri i së cilës nuk u publikua nga inspektorët dhe as nga dogana e policia. Për këta limonë u tha se përmbanin pesticide deri në shtatë miligramë për kilogramë, ndërsa mesatarja e lejueshme e kësaj substance për një kilogramë limoni është  0.001 miligram.

• Pamjet, Klan Kosova – VIDEO

Leave a Reply