Vdesë, pasi ia sjellin në spital kalin për ta takuar!


kali plaka vdekjaLondër, 09 nëntor 2014 – Një grua e moshuar në Angli, e cila po vuante nga sëmundja e kancerit dhe ndodhej e shtrirë në spital, pak para se të ndahej nga jeta, kërkoi t’i plotësohej një dëshirë specifike.
Plaka 77-vjeçare, Sheila Marsh, shprehu dëshirën e saj të fundit, duke kërkuar që ta ledhatonte për herë të fundit kalin e saj të dashur, Brouin.
Stafi i spitalit, në Anglinë e veriore, nuk mundi ta fuste kalin brenda në spital, por realizoi dëshirën e pacientes, duke e nxjerrë atë jashtë për ta takuar kalin e saj, të cilin paraprakisht e kishin sjellë në oborrin e spitalit.
Kur kali u takua me pronaren, afroi buzët tek faqja e saj, sikur dëshironte ta puthte. Vetëm pak orë pas këtij takimi, 77-vjeçarja u nda nga jeta.


 

  1. Mërgimtari 13/11/2014, 01:28

    RRËNQETHËSE!

  2. Kali eshte me i mencur se njeriu dhe me human.

Leave a Reply