Londër, 09 nëntor 2014 – Një grua e moshuar në Angli, e cila po vuante nga sëmundja e kancerit dhe ndodhej e shtrirë në spital, pak para se të ndahej nga jeta, kërkoi t’i plotësohej një dëshirë specifike.
Plaka 77-vjeçare, Sheila Marsh, shprehu dëshirën e saj të fundit, duke kërkuar që ta ledhatonte për herë të fundit kalin e saj të dashur, Brouin.
Stafi i spitalit, në Anglinë e veriore, nuk mundi ta fuste kalin brenda në spital, por realizoi dëshirën e pacientes, duke e nxjerrë atë jashtë për ta takuar kalin e saj, të cilin paraprakisht e kishin sjellë në oborrin e spitalit.
Kur kali u takua me pronaren, afroi buzët tek faqja e saj, sikur dëshironte ta puthte. Vetëm pak orë pas këtij takimi, 77-vjeçarja u nda nga jeta.
RRËNQETHËSE!
Kali eshte me i mencur se njeriu dhe me human.