Prizren, 18 maj 2021 – Policia ka njoftuar sot për një vdekje të dyshimtë në fshatin Nashec të Prizrenit, e cila ishte raportuar të hënën.
“Është raportuar se në rrugë është gjetur një mashkull pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja e personit, pranë të cilit është gjetur një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është shpënë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në raport, duke shtuar se me këtë rast po zhvillohen hetime.
Vdekje e dyshimtë në fshatin Nashec të Prizrenit
POSTIMI PARAPRAKMamushë: Gruaja dhunohet nga bashkëshorti dhe i biri!