Gjendet i vdekur në një motel të Prizrenit një 64-vjeçar!

Gjendet i vdekur në një motel të Prizrenit një 64-vjeçar!

Prizren, 22 qershor 2021 – Një personi 64-vjeçar u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit, ku mësohet se ishte i shoqëruar nga një vajzë, e cila më pas ishte zhdukur nga aty. “Viktima është e gjinisë mashkullore, lindur në vitin 1957. Në momentin kur ka shkuar emergjenca viktima ka qenë i vetëm, por më herët kishte qenë në shoqërinë e një vajze”, thuhet në njoftimin nga policia, duke shtuar se, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të transferohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.