Dragash, 22 korrik 2015 – Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Hanefi Muharremi, sot kanë qëndruar në Dragash, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi. Temë diskutimi kanë pasur infrastrukturën rrugore të kësaj komune, me theks të veçantë rrugën Glloboçicë – Borje, e cila do ta lidhte Dragashin me Shqipërinë, ndërsa banorëve të kësaj zone në Shqipëri do t’iu mundësonte qasjen me Dragashin, ku edhe ashtu bëjnë tregti por aktualisht vetëm me kuaj. Për këtë qëllim, në takim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili foli për rëndësinë reciproke që do të kishte kjo rrugë.
Kryetari Jenuzi, gjatë këtij takimi të rëndësishëm ka përmendur edhe nevojën e funksionalizimit të rrugës Zaplluxhe – Prizren, si dhe zgjerimin e rrugës, Zhur – Dragash. Për këtë të fundit u tha se projekti dhe matjet janë kryer, ndërsa janë duke u shikuar mundësitë për sigurimin e mjeteve financiare.
Pas takimit, të gjithë së bashku kanë shkuar deri në fshatin Glloboçicë, aty ku po planifikohet lidhje e re e Kosovës me Shqipërinë, sipas të gjitha standardeve që parashikohen në një vendkalim kufitar.
Vazhdojnë përpjekjet për lidhjen, Dragash – Borje
POSTIMI PARAPRAKIsmet Bogujevci nderohet me titullin “Doajen i Ansamblit”
POSTIMI I RADHËSShala mbetet pehlivani më i mirë në garën e Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.