Prishtinë, 19 janar 2020 – Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, Uiliam Uoker, pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, iu është drejtuar gazetarëve, ku e komentoi një video që qarkullonte në rrjetet sociale, e ku shihet sikur ai ka refuzuar t’ia kapë dorën Thaçit. “Nuk e kam anashkaluar Thaçin. I kam folur dhe, ja ku po ia zgjasë dorën edhe njëherë këtu përpara jush’’, tha Uoker, duke shtuar se Kosova për këto 20 vjet po zhvillohet dhe se është krenar për atë se çfarë ka bërë për Kosovën.