Dragash, 18 nëntor 2019 – Komuna e Dragashit, e mbështetur nga Projekti i UNDP-së “INTERDEV 2” ka realizuar projektin për një ofertë më të mirë turistike dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrën e kësaj ane. Në kuadër të kësaj nisme janë ndërtuar dhjetë pushimore prej druri, me pajisjet përcjellëse, si ulëse dhe shporta mbeturinash në dhjetë lokacione me potencial shfrytëzimi (Zaplluxhe, Blaç, Brezne, Kuk, Kuklibeg, Brod, Rapçë, Zlipotok, Bresanë dhe Restelicë). Sipas zyrtares se këtij projekti të UNDP-së në Dragash, Kaltrina Salihut, krahas këtij aktiviteti janë duke u themeluar edhe tri bujtina për promovimin e turizmit rural, si dhe është themeluar organizata e të rinjëve për organizimin e aktiviteteve turistike në natyrë. “Në mesin e shumë aktiviteteve dhe intervenimeve për zhvillimin e Komunës së Dragashit, Projekti INTERDEV 2, i realizar në bashkëpunim me Komunën e Dragashit dhe i financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim, ka mbështetur punimin e këtyre pushimoreve të drurit për të përmirësuar ofertën turistike të Dragashit. Këto pushimore, bashkë me pajisjet përcjellëse, janë punuar gjatë muajit tetor dhe nëntor në dhjetë lokacione, banorët e së cilave lokacione i kanë pëlqyer dhe mirëpritur më ngazëllim”, tha për redaksinë tonë zyrtarja e projektit INTERDEV në Dragash, Kaltrina Salihu.
UNDP-ja e bën më tërheqëse komunën e Dragashit
POSTIMI PARAPRAKTë mërkurën mos u shqetësoni – Ushtarët turq kanë ushtrime!
POSTIMI I RADHËSPolicia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Dragash