Prishtinë, 07 prill 2016 – Nga sot, Hashim Thaçi është zyrtarisht presidenti i Republikës së Kosovës. Ai është betuar sot në seancën ceremoniale të Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm në sallë kanë qenë ish-presidentja Jahjaga dhe deputetët e pozitës. Ndërkohë seanca është bojkotuar nga partitë opozitare.
Në fjalën e tij të parë si president i Kosovës, Thaçi deklaroi se do të jetë garant i respektimit të kushtetutës së vendit dhe simbol i unitetit kombëtar, si dhe do të punojë për dialog politik mes palëve. I menjëhershëm ka qenë reagimi i partive opozitare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës publikoi disa posterë kundër tij, duke e cilësuar Thaçin si një faktor përçarës ne vend. Nga ana tjetër, teksa po zhvillohej ceremonia, disa persona goditen me gurë xhamat e kuvendit, ku dy prej tyre janë arrestuar nga policia.
Hashim Thaçi është zgjedhur si president i vendit në seancën e 26 shkurtit, në raundin e tretë të votimit, ku mori 71 vota në kuvend. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga opozita dhe u dërgua në Kushtetuese, por kjo e fundit theksoi se zgjedhja e Thaçit ishte e ligjshme.
Thaçi betohet si president – Bojkotohet nga opozita!
POSTIMI PARAPRAKIvica Daçiq, nesër viziton Prizrenin!
POSTIMI I RADHËSHidhërohet me Kuvendin e Dragashit – Ikën investitori!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.