Tërnava: “Mos lejoni që intrigat të na devijojnë nga rruga jonë”


ternava radeshe namaziternava radeshe iftariDragash, 07 korrik 2014 – Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga stafi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) të hënën qëndroi në fshatin Radeshë të trevës së Gorës, në komunën e Dragashit, ku edhe bëri iftar më besimtarët e kësaj anë. Ai ishte ftuar nga xhemati i këtij fshati, me në krye imamin, Ajhan Beqiri.
Të pranishëm në këtë iftar ishin edhe Resul Rexhepi, Sabri Bajgora, Ahmed Sadria, Ekrem Simnica dhe imamët e fshatrave të Gorës. Gjithashtu, të ftuar ishin edhe kryetari dhe sekretari i Bashkesisë Islame në Dragash, si dhe kryeimami i Dragashit.
Në fjalimin e tij para xhematit, myftiu Tërnava tha se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, pavarësisht racës, kombësisë, ngjyrës dhe fesë që i përkasin. “Si shtet, me përqindjen më të madhe myslimane, ne duhet të jemi të bashkuar. Nuk duhet të lejojmë që të na devijojnë intrigat e brendshme dhe ato të jashtme. Kosova ka xhematin, i cili ndër shekuj ishte me moral shumë të lart dhe asnjeherë nuk ka pasur probleme në mesin tonë”, tha ndër tjerash Tërnava.