Tërmeti lëkundi sot Dragashin – Nuk raportohet për dëme!

Tërmeti lëkundi sot Dragashin – Nuk raportohet për dëme!

Dragash, 01 nëntor 2019 – Komuna e Dragashit është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.1 shkallë të Rihterit. Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:53 të mëngjesit.
Epiqendra e tërmeti ishte 11 km në Veriperëndim të Dragashit, ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km, bëjnë të ditur nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, sipas të cilëve, tërmeti është ndier dukshëm edhe në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës.