Prishtinë, 06 janar 2015 – Nga sot temperaturat e ulëta që kishin përfshirë vendin tonë, do të shënojnë ngritje. Minimalja do të sillet, nga -5 deri në -1 kurse maksimalja nga 0 deri në 5 shkallë të Celsiusit. Kështu e parashikon motin për pjesën tjetër të dimrit, ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj. “Dimri i ftoftë e më temperatura shumë të ulëta, deri në -20 gradë celsius, ka marrë fund për kosovarët, që nga fillimi i kësaj jave. Që nga sot, temperaturat do të shënojnë ngritje”, ka thënë Tahirsylaj për lajmi.net, duke u bazuar në laboratorin e tij privat.
Sipas Tahirsylajt, sasia e borës që ka rënë ditë më parë, nuk është e intensitetit të lartë për të paraqit ndonjë situatë alarmante. Ndërkaq, për temperaturat e ulëta që mbretëruan, ai ka thënë se ishin më të ftohtat që do të shënojnë këtë dimër, pasi janari historikisht ka qenë muaji më i ftohtë në Kosovë. “Bazuar në të dhënat historike të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat më të ulëta shënohen në muajin janar”, ka thënë Tahirsylaj.
Tahirsylaj: “Ka përfunduar dimri i ashpër në Kosovë”
POSTIMI PARAPRAKPersoni që u gjet i vdekur në Hungari, është nga Farizaj!
POSTIMI I RADHËSExploring: “Që ta dëgjojmë cicërimën në pranverë” (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.