Qeni i mençur, e gjeti strehimin tek Komuna!

qeni bora dragashDragash, 17 prill 2014 – Bora që i “befasoi” banorët e komunës së Dragashit, i kishte zënë të papërgatitur edhe qentë endacakë, të cilët nuk dinin se ku të strehoheshin.
Ky qen kishte gjetur një dru halorë, në oborrin e ndërtesës së Komunës së Dragashit, të cilin e kishte thyer bora, duke krijuar kështu një shtëpizë adekuate për tu strehuar nga moti i keq.
Kohët e fundit, qyteza e Dragashit është vërshuar nga shumë qenë endacakë sa që, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit kanë frikë të lëvizin lirshëm. Të mbrojtur nga ligji, i cili ndalon vrasjen e tyre, këta qenë janë privilegjuar më shumë se njerëzit, pasi këta të fundit nuk ka se kush t’i mbrojë nga vërsuljet e shpeshta nga qentë e shumtë endacakë.

Foto: Selim KRYEZIU

KËRKO FJALËT

Leave a Reply