Sulmohet revista që publikoi karikaturën e profetit Muhamed (Video)

sulmi terrorist franceParis, 07 janar 2015 – Të paktën 12 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar në sulmin e sotëm terrorist që u krye mbi redaksinë e gazetës franceze “Sharli Hebdo”, raporton Sky News. Dy prej personave të vrarë raportohet se janë policë, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të vrarë ose të plagosur.
Ngjarja ndodhi kur disa persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë, hynë në hapësirat e javores satirike franceze “Sharli Hebdo”, e cila gjendet në bulevardin Rishar Lenoa, në qendër të Parisit, duke hapur zjarr mbi këdo që ka rastisur në redaksinë e kësaj reviste. “Fillimisht dy burra me kapela të zeza dhe me kallashnikovë, kanë hyrë në ndërtesë. Disa minuta më vonë dëgjuam shumë të shtëna”, ka rrëfyer një dëshmitar, duke shtuar se i ka dëgjuar sulmuesit teksa thirrnin emrim e Allahut.
Gazeta, e cila është e njohur me shkrimet e saja të ashpra, disa herë ka marrë kërcënime, por që duket se nuk i ka marrë si serioze. Kjo javore u bë e njohur, pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

Kliko këtu për VIDEO

Leave a Reply