Prishtinë, 16 dhjetor 2014 – Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, në kontekst të Bashkëpunimit Lokal për Shengen, të martën janë takuar për të diskutuar çështjen e rëndësishme të rritjes së numrit të shtetasve kosovarë që po e lëshojnë vendin për të udhëtuar drejt shteteve të Bashkimin Evropian, madje duke i kaluar edhe ilegalisht kufijtë shtetëror. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Shaban Guda, shefi i Policisë Kufitare të Kosovës, i cili foli për gjendjen aktuale rreth migrimit ilegal dhe për masat parandaluese që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës.
Thomas Gnocchi, ushtrues detyre i Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se sistemi i azilit në BE ekziston për qytetarët që i ikin përndjekjes ose rrezikut të madh në vendin e tyre dhe të cilët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. “Në rastin e Kosovës, ka shumë pak gjasa që aplikimet për azil të pranohen. Çdo vendim për dhënien ose jo të azilit është individual, mirëpo duhet përmendur se shumica e aplikimeve për azil nga Kosova, refuzohen. Kosovarët, përfshirë këtu romët, ashkalitë dhe egjiptasit, rrezikojnë që të bëjnë shpenzime të konsiderueshme, për tu kthyer sërish në Kosovë, ku do të mbesin edhe më të varfër seç ishin para se të largoheshin”, ka thënë mes tjerash Gnocchi.
Stop migrimit ilegal – Mos shpenzoni kot!
POSTIMI PARAPRAKIncident familjar në Prizren – Gruaja ia kafshon veshin burrit!
POSTIMI I RADHËSSafete Mustafa, me mall e përkujton bashkëshortin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.