Prishtinë, 20 mars 2015 – Ditën e parë të pranverës, të premten, do të ndodhë edhe fenomeni i eklipsit të diellit. Në Evropë, eklipsi do të jetë i pjesshëm, ndërsa në disa vende, si në ishujt Farit dhe Svalski, do të ketë eklips të tërësishëm. Eklipsi do të fillojë në orën 9:37 minuta, ndërsa do të përfundojë në orën 11:56. Gjatë maksimumit të eklipsit, në orën 10:45, do të shihet vetëm 43,5 përqind e diskut të Diellit.
Shoqata astronomike rekomandon që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim, me faktor mbrojtës më të lartë se 13. Fenomeni, kur hëna zë pamjen e diellit, për herë të fundit u pa më 4 janar 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet tek ne, pritet më 21 janar 2020.
Eklipsi ndodh pikërisht në ditën e ekuinoksit pranveror. Kështu, stina e pranverës në vendin tonë, sikundër edhe në gjithë hemisferën veriore, zyrtarisht nis sonte, në orën 23:45 minuta. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të tokës fillon vjeshta. Ekuinoksi në astronomi është çasti kohor, kur qendra e diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor. Në këtë ditë, sikurse dhe më 21 shtator (ekuonoksi vjeshtor) dita dhe nata janë të barabarta.
Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, dielli do të lindë në orën 5:39, ndërsa do të perëndojë në 17:44 minuta. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Kurse, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes 28 dhe 29 marsit, kur akrepat e orës duhet të zhvendosen një orë para.
Sonte fillon pranvera – Sot shohim eklipsin e diellit!
POSTIMI PARAPRAKDrejt Evropës – Me dru në shpinë!
POSTIMI I RADHËSPërkujtohet Ridvan Kolloni – Nostalgjia ngërthen kolegët!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.