Si e parashikonin Astrologjinë popujt e lashtë?

horoskopi radio sharri• Astrologjia si shkencë ka qenë rreth nesh me mijëra vite më parë. Sipas popujve të lashtë Astrologjia është krijuar apo shpjeguar së pari nga grekët, të cilët e parashikonin të ardhmen përmes yjeve, dhe eksplorimi i tyre ishte i paraqitur përmes shenjave të horoskopit, të cilat edhe në ditët e sotme ende tregojnë ditën apo jetën tuaj, duke mbetur si parashikues i jetës tuaj që ju të jeni gjithmonë të gatshëm për veprim, domethënë jeta juaj është e parashikuar nga yjet.
Astrologjia ka ekzistuar gjithmonë në rrethin tonë, përderisa njerëzimi ka vërejtur aktivitetet e qiejve, lëvizjen e yjeve dhe parashikimin e jetës tuaj, kjo dukuri të vërteton se aty ekziston një koncept i vërtet se përse ndodhin këto fakte rreth nesh dhe, duke u nisur nga kjo pikëpamje përmes astrologëve, ne mësojmë se si parashikohet jeta jonë duke u shpjeguar përmes shenjave të horoskopit, shenja të cilat janë të bazuara në muajin e lindjes sonë gjatë vitit dhe aktivitetet e qiellit gjatë atij momenti, duke ofruar hapësira për të parashikuar ditën tuaj.
Vet termi Astrologji, që ndryshe përkthehet si “njohuri e yjeve”, të bën të mendosh se aty ekzistojnë gënjeshtra apo magji të predikuara nga të tjerët, mirëpo kjo shkencë është mjaft e thjeshtë dhe shumë e saktë, dhe kjo është vetë arsyeja kryesore pse ajo gjendet në mesin tonë për vite më radhë.
Grekët e lashtë, përmes aktiviteteve të qiellit, atë e ndanin në 12 grupe apo 12 shenjat e horoskopit, ku secila nga këto shenja  tregon apo karakterizon njeriun që e lidh me gjithësinë në jetën tonë, duke na treguar një strategji efikase dhe shumë reale për të vazhduar jetën me vetëdije të thellë.

Çfarë thonë shenjat e horoskopit për ju?

Shenja e parë e Horoskopit është Dashi, personat të cilët lindin mes muajit marsi dhe gjysmës së prillit i përkasin kësaj shenje dhe sipas astrologëve njihen si persona të këndshëm, më shumë emocionues mirëpo dëshira e tyre për suksesin është gjithmonë ne lartësinë maksimale. Nga ana morale janë vërtetë të njohur mirë, dhe respekti për këta individë është gjithmonë në rend të parë.

Shenja e dytë është ajo e Demit, astrologët përmes yjeve parashikojnë që personat që lindin mes muajve të prillit dhe majit, njihen si individë motivues, të gatshëm për aventura dhe gjithmonë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që ju përcaktohet. Përndryshe janë shumë të lidhur nga ana romantike, ku gjetja e personit të përshtatshëm është një çështje me shumë rëndësi.

Shenja e radhës e horoskopit është ajo e Binjakëve, kësaj shenje i përkasin personat që lindin mes muajit maj-qershor, dhe njihen persona të fuqishëm, duke u bërë ballë shumë sfidave për të arritur drejt një suksesi të vërtetë. Po ashtu aventurat dhe çastet që kalojnë për të arritur deri tek ajo pikë janë më të vërtetë shumë interesante.

Personat të cilët kanë lindur në gjysmë e muajit qershor dhe korrik, i përkasin shenjës së Gaforres, dhe nga astrologët karakterizohen persona pak më shumë të varur nga interesi, dhe kjo veti e tyre mund të lëndojë të tjerët për rreth, mirëpo sipas statistikave të tyre individët me këtë shenjë gjithmonë janë më të suksesshëm si nga ana financiare po ashtu edhe nga aspekti i dashurisë.

Shenja e pestë është ajo e Luanit, njihen më shumë si tipa romantik, dhe kur flitet rreth romanticitetit duhet të keni kujdes sepse prania juaj rreth tyre duhet të jetë gjithmonë nën kujdes, pasi njihen si individë që shumicën e kohës nuk janë në disponimin e duhur.

Shenja e gjashtë në horoskop është ajo e Virgjëreshës, ku kësaj shenje i përkasin personat që lindin në mes te muajve të gushtit dhe shtatorit, njihen si persona të ofruar më shumë rreth familjes, paqja dhe drejtësia ekziston gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tyre, mirëpo lehtë dëshpërohen nga të tjerët.

Peshorja, është shenja e shtatë në horoskop, ku astrologët për këtë shenjë shpjegojnë se këta individë që i përkasin kësaj shenje dëshirojnë që gjithmonë të jenë në lartësinë e duhur, apo të themi me ndryshe në qendër të vëmendjes, provokimet e tyre mund të lëndojnë të tjerët, mirëpo humori dhe argëtimi nuk mbeten anash me shoqërimin e tyre.

Personat të cilët kanë lindur në mes të muajit të tetorit dhe gjysmën e muajit të nëntorit i përkasin shenjës së Akrepit, njihen si persona shumë të këndshëm, po ashtu edhe me të bukur nga pamja e jashtme dhe është shumë vështirë t’iu rezistoni sharmit të tyre, pasi që çdo sukses e arrijnë me mirësi.

Individët të cilët lindin mes muajit të nëntorit dhe dhjetorit, që i përkasin shenjës së Shigjetarit njihen si persona ambicioz dhe suksesi në jetë është gjithmonë në plan të parë. Prania e tyre gjithmonë do të jetë si mungesë për ju pasi që humbja e kohës për ata është shumë e pakuptimtë. Në të vërtetë janë njerëz shumë punëtorë.

Bricjapi, është shenja e dhjetë me radhë në horoskop, ku sipas astrologëve, personat që i përkasin kësaj shenje janë më shumë të varur nga shoqëria dhe familja, si për nga gjendja financiare poashtu edhe nga ajo emocionale. Gjithmonë presin këshilla apo ndihma nga të afërmit përreth, mirëpo arritjet në karrierë janë për tu vlerësuar.

Shenja e cila tregon personat që lindin mes muajit të janarit dhe shkurtit i përkasin shenjës së Ujorit, njihen si persona me mentalitet tepër të mirë, shoqëria me ata të bënë të ndihesh vërtetë në nivelin e një zotërie apo zonje të vërtetë.

Personat të cilët lindin nga gjysma e muajit të shkurtit dhe marsit i përkasin shenjës së Peshqve, përndryshe është shenja e fundit në horoskop, dhe personat që i përkasin kësaj shenje njihen si njerëz materialist, interesi dhe ana financiare janë gjithmonë në plan të parë, mirëpo nga ana humanitare janë gjithmonë të gatshëm, pasi që vëmendja ndaj tyre është gjithmonë e pranishme.

Përgatiti: Bajram Kurtishaj (autor i Horoskopit ditor në Revistën Kosovarja)

Leave a Reply