Suharekë, 08 korrik 2018 – Të martën Suhareka do të mbajë zi, në shenj respekti dhe dhimbje për pesë viktimat, të cilët humbën jetën sot në një aksident trafiku, në magjistralen Duhël-Suharekë. “Si kryetar komune, në emër të të gjithë qytetarëve, shpreh ngushëllime, duke bashkëndjerë dhimbjen e familjarëve. Prandaj, kam vendosur që dita e varrimit të shpallet Ditë zie në Komunën e Suharekës”, ka deklaruar i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Familja pesëanëtarëshe që u shua sot ishte nga fshati Sopi, me banim në Zvicër. Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre për pushime verore. Por, sot ajo u shua pasi kryefamiljari, kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur me autobusin e një kompanie nga Dragashi. Në automjet kanë qenë kryefamiljari, nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre.
Shuhet një familje – Të martën, Ditë zie në Suharekë!
POSTIMI PARAPRAKArrestohen pesë serbë – Mediat serbe nisin spekulimet!
POSTIMI I RADHËSOpoja, vatër e qëndresës kombëtare!