Prishtinë, 24 Janar 2019 – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disamujorë, sot ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë. “Gjatë realizimit të operacionit policor, rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Ponesh, Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin me targa shqiptare, i cili drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i shoqëruar edhe me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), që të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe, pas proceduarve të kontrollit, në bagazhin e automjetit është gjetur mbi 52 kg. sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë. Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale, rreth orës 19:30, në Gjilan, në parkingun e një qendre tregtare, është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.), me shtetësi serbe, i cili dyshohet se po priste për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur. Policia e Kosovës, gjatë këtij operacioni, si prova materiale ka sekuestruar dy automjete, katër telefona celular, dy mijë euro dhe mbi 52 kg. marihuanë. Sipas vendimit të prokurorit kompetent, të dyshuarit transferohen në mbajtje, për t’i vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasi serb dhe shtetasi shqiptar, bashkë në tregëtimin e narkotikëve!
POSTIMI PARAPRAKSylejman Selimi lirohet nga burgu
POSTIMI I RADHËSGreva e mësimdhënësve dhe klasa autobus!