Në Plavë arrestohet një person që ekspozoi armën!

Në Plavë arrestohet një person që ekspozoi armën!

Dragash, 06 mars 2017 – Një i dehur nga fshati Plavë, komuna e Dragashit, kishte vënë në brez armën dhe kishte dalë në një lokal hotelier të fshatit. Ngjarja kishte ndodhur pak pas mesnate, kur dikush e kishte njoftuar policinë e Dragashit, e cila menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes. “Policia e ka zënë personin në lokal, të cilin e kontrollon, me ç’rast i gjendet një pistoletë e llojit TT M57, me tetë fishekë në karikator. Gjatë bisedës me të dyshuarin, është konstatuar se i njëjti kishte konsumuar pije alkoolike, gjë që është verifikuar me test alkooli që rezulton të ishte 2.42 promilë. Për rastin në fjalë është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që personi në fjalë të arrestohet”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Leave a Reply