Dragash, 04 mars 2018 – Një shtëpi e vjetër në fshatin Zym të Dragashit, është bërë gogol për banorët e këtushëm, pasi gjendja e saj duket tejet e keqe dhe në çdo çast mund të shembet.
Kjo gjendje është përshkruar nga lexuesi ynë nga ky fshat, Etem Ejupi, i cili pohon se është e çuditshme që ende nuk është shembur ky objekt. “Vetëm që s’ka ra kjo shtëpi, e cila gjendet afër xhamisë, në rrugën kryesore që frekuentohet shumë nga banorët. Kalimi në këtë rrugë po paraqet rrezik dhe frikë, sepse në çdo çast mund të rrënohet”, ka thënë banori nga ky fshat, Etem Ejupi.
Shtëpia që po i rrezikon banorët e fshatit Zym!
POSTIMI PARAPRAKMyftiu i Beogradit e do Kosovën pjesë të Serbisë!
POSTIMI I RADHËSArrestohen pasi në emër të masazhit ushtronin prostitucion!