Beograd, 09 shkurt 2015 – Ikja masive e shqiptarëve të Kosovës, të cilët po e shfrytëzojnë Serbinë si transit dhe kufirin e saj me Hungarinë, po del të ketë qenë një plan i mençur serb, për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.
Tani që është detyruar nga BE-ja, Serbia po i pengon shqiptarët që ta kalojnë kufirin me Hungarinë dhe kjo ka bërë që të reagojë kreu i radikalëve serb, Voislav Sheshel, i cili publikisht ka kërkuar nga qeveria serbe që mos t’i ndalojë shqiptarët për të dalë në Hungari.
“Në vend se të ndihmojë që sa më shumë shqiptarë nga Kosova dhe Metohia të shkojnë në Evropë, qeveria e Vuçiqit po i ndalon ata në kufirin serbo-hungarez”, ka shkruar Sheshel në profilin e tij në Twitter.
Уместо да помогне да што већи број Албанаца са Косова и Метохије оде у Европу, Вучићева влада их зауставља на српско-мађарској граници.
— Војислав Шешељ (@predsednikSRS) February 9, 2015