Kukës, 27 mars 2015 – Këshilli i Qarkut të Kukësit shënoi sot ditën, kur para 16 vjetësh nisi eksodi i kosovarëve drejtë Shqipërisë, të dëbuar nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.
Me moton “Ditët e bujarisë”, në këtë manifestim u freskua kujtimi i pranverës së vitit 1999 në Kukës, ngjarje kjo që me shpejtësi mori jehonë kudo nëpër botë.
Të shtunën e 27 marsit të vitit 1999, mijëra shqiptarë të Kosovës nisën zhvendosjen biblike drejt Kukësit, nga presioni i regjimit serb, të udhëhequr nga Slobodan Milosheviqi, i cili po lozte me kartën e fundit dramatike kundër shqiptarëve të Kosovës. Por, siç u potencua në këtë manifestim nga kryetari i Qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi, banorët e këtij qarku i hapën dyert dhe zemrat për shqiptarët e Kosovës, në formën më vëllazërore. “Të pazakonshmet u bënë përditshmëri dhe ne u mësuam me to. Ishte koha, kur lajmi vjetrohej menjëherë, pasi nuk dihej se çfarë sillte çdo minutë, orë, dita e nata tjetër”, tha Elezi.
Në këtë manifestim, për kontributin shumëvjeçar për Kosovën, si dhe për veprat e tij më 1999, nga Qarku i Kukësit u nderua publicisti, Veton Surroi.
Shënohet bujaria kuksiane – Me bukë, kripë e zemër!
POSTIMI I RADHËSMevlana Muçaj, së shpejti nuse në Tetovë (Foto – Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.