Prizren, 10 prill 2019 – Klubi Futbollistik “Opoja” nuk ka kaluar shumë mirë në ndeshjen e sotme, në kuadër të Ligës së dytë të Kosovës, Grupi A, ku në javën e 22-të është përballur me KF “Vëllazëria” të Zhurit. Sherri kishte plasur pas një penalltie, kur një lojtar i Opojës e sulmon referin e më pas e sulmojnë edhe disa lojtarë të tjerë opojanë, pas të cilit veprim vjen edhe ndëshkimi.
Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ishte Opoja ajo që po udhëheqte me rezultatin 1:0, për t’u barazuar më pas 1:1. Por, kah fundi i ndeshjes, referi ka dhënë sinjal drejt pikës së bardhë, pas një kundërvajtjeje të shkaktuar nga futbollistët opojanë, gjë që zhurjanët e shfrytëzuan për të kaluar në avantazh, ku edhe plasi sherri, për shkak të të cilit opojanët ndëshkohen me tre kartuçë të kuqë dhe me humbje kundrejt zhurjanëve.
Rrahje në ndeshjen, Opoja – Vëllazëria!
POSTIMI PARAPRAKBllokohet rruga për Restelicë!
POSTIMI I RADHËSQamil Kolloni, kandidat për kryetar të LDK-së