Dragash, 01 dhjetor 2023 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit të tij, sot mori pjesë në ceremoninë e pranim – dorëzimit të detyrës së drejtorit të QKMF-së në Dragash, pasi kohë më parë drejtori i gjertanishëm, Ramadan Jashari, kishte ofruar dorëheqjen e tij.
Nga sot, institucionin më të lartë shëndetësor në këtë komunë do ta drejtojë, Endrit Piraj, si ushtrues detyre, të cilit kryetari Xheladini i uroi sukses, duke kërkuar nga ai që këtë detyrë ta marrë me përgjegjësi dhe përkushtim. Njëherësh, Xheladini e ka falënderuar drejtorin e gjertanishëm për kontributin që ka dhënë, duke e vlerësuar punën dhe angazhimin e tij në QKMF-në e Dragashit.
QKMF-ja në Dragash, prej sot do të drejtohet nga Endrit Piraj
POSTIMI PARAPRAKDËNIMI ME VDEKJE – Pro et Contra!
POSTIMI I RADHËSDragash: Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit, Uran Halimi!