ProCredit Bank ofron kushte të reja për biznese

procredit bank prezantimiPrishtinë, 15 maj 2014 – Me qëllim të mbështetjes së zhvillimit dhe përmirësimit të aftësive konkurruese të bizneseve shumë të vogla, të vogla, të mesme dhe atyre agro, ProCredit Bank lansoi shërbimin “Kredi investive” me normë të favorshme të interesit.
Në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i përgjithshëm i kësaj banke, Ilir Aliu, tha se përveç normave preferenciale, përfitimi nga ky lloj i kredisë është edhe mundësia fleksibile e kthimit të kredisë, i cili bëhet përmes grejs-periudhave, si dhe mundësia e kthimit, deri në afatin prej 10 vjetësh. “Nga kjo kredi investive, mundësi përfitimi do të kenë bizneset, të cilat synojnë investime në veprimtarin e tyre, me qëllim zgjerimin ose rritjen e efikasitetit. Përfitim do të kenë agro-bizneset apo fermerët, të cilët duan të blejnë tokë bujqësore ose të rrisin kapacitetet në veprimtarinë e tyre”, tha mes tjerash Aliu, duke ka theksuar se ProCredit Bank vazhdon të kontribuojë edhe në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik të Kosovës, duke prirë kështu në iniciativat dhe ofertat, gjithnjë duke iu përshtatur trendëve aktual dhe nevojave të bizneseve. “Në këto raste, nevojat e klientëve për investime afatgjata, shpesh plotësohen me financime afatshkurta. Prandaj, ProCredit Bank zotohet në ofrimin e strukturës së favorshme të financimit për bizneset, qasje në fonde me kosto të ulët, si dhe plan-pagesat e përshtatshme, sipas natyrës së të investimeve. Si një partner i besueshëm për biznese në Kosovë, banka jonë vazhdon edhe më tej të kontribuojë në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik dhe shoqëror. Përmes kësaj kredie, bizneset në Kosovë do të mund të koncentrohen në planet e tyre investuese, sepse investimet e tilla bëjnë ndryshimin”, është shprehur Aliu.