Malishevë, 13 mars 2014 – Policia në Malishevë, për dy muajt e parë të këtij viti, ka ekzekutuar 705 urdhëresa të Gjykatës, të cilat kërkonin arrestimin e protagonistëve që kanë shkelur ligjin. Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, njoftoi se janë arrestuar 705 persona, gjatë ekzekutimit të urdhëresave nga Gjykata. “Policia në Malishevë, krahas punës parësore që ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ka arritur që, gjatë janarit dhe shkurtit, të realizojë 705 urdhëresa të lëshuara nga gjykata dhe 66 shoqërime në seanca gjyqësore. Më saktësisht, policia e Malishevës ka arrestuar 705 persona, të cilëve u janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje ose janë dënuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale. Prej 705 të arrestuarve, 633 i kanë kryer obligimet, duke shlyer borxhet, ndërsa 72 të tjerë janë përcjellë për shlyerje të dënimit me burg”, tha Berisha, duke shtuar se janë realizuar edhe 66 shoqërime në seanca gjyqësore, pasi protagonistët nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës.
Policia e Malishevës arreston 705 persona!
POSTIMI PARAPRAKVdes në muajin e shtatë të shtatzënisë, nga gripi i derrit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.