Prishtinë, 12 tetor 2015 – Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar deputetët Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, si dhe 2 aktivistë të tjerë të këtij subjekti politik. “Në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, policia ka ndaluar deputetët, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup. Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, policia do që t’i arrestojë ata. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët, duke tentuar disa herë që t’i arrestojnë”, njotoi Vetëvendosja.
Vetëm disa minuta më vonë, VV ka njoftuar se Kurti e Konjufca janë arrestuar, duke i ftuar aktivistët e tyre që të dalin para stacionit policor, ku po mbahen deputetët e Kuvendit të Kosovës. “Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi), rruga “Luan Haradinaj”. Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë. Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm”, thuhet në njoftimin e VV-së, duke pretenduar se qeveria, përmes dhunës policore, dëshiron që të mbrojë “Zajednicën”. VV paralajmëron se veprime të tilla do të mund të tensionojnë situatën në Kosovë. “Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti. Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend”, përfundon njoftimi i VV-së.
Policia arreston Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën!
POSTIMI PARAPRAKHaradinaj në Dragash – Shpreh interesim për zonën (Video)
POSTIMI I RADHËSShqipëria shkruan historinë – Kualifikohet në Euro 2016!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.