Bellobrad, 20 shkurt 2019 – Rreth orës 23:30, persona të panjohur për policinë, kanë plaçkitur benzinalen “Ari Petrol” në Bellobrad, me ç’rast e kanë plagosur punëtorin kujdestar.
Policia dhe Ndihma e Shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku i kanë dhënë ndihmën e parë punëtorit të plagosur, duke e transferuar më pas në Spitalin Regjional të Prizrenit. Ndërkohë, policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kërkon gjurmë të mundshme të plaçkitësve, si dhe po heton detajisht rastin.
Plaçkitet benzinalja në Bellobrad – Plagoset punëtori!
POSTIMI I RADHËSSulmohet kryesuesi i Kuvendit të Dragashit!