Përkundër pengesave tekniko-politike, Ramadan Muja dha betimin!

betohet ramadan mujaPrizren, 24 dhjetor 2013 – Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, nuk i ka ecur mirë seanca e parë inauguruese, teksa jepte betimin për mandatin e tretë në këtë post. Gjatë betimit, salla e kuvendit, për pak kohë ka mbetur në terr, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në kohën që ishte duke u betuar kryetari Muja dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, është ndërprerë rryma në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë që të pengohet rrjedha normale të seancës.
Nuk ishte vetëm kjo pengesë për kryetarin e Prizrenit, i cili u përball edhe me bojkotimin që iu bë nga partitë opozitare, të cilët thanë se ky hap po ndërmerret për t’ia përkujtuar Mujës, se ai i ka shkelur dy betimet paraprake që i kishte bërë, duke ndërmarrë vendime kundërligjore.
Këshilltarët e BD-së, VV-së, PK-së dhe një pjesë e LDK-së, nuk kanë qëndruar në seancë, gjatë betimit që bëri Muja, për të tretën herë më radhë si kryetar i Prizrenit, ku u betua se, edhe në mandatin e tretë, do të vazhdojë të punojë për t’ia përmirësuar jetën e qytetarëve.

Leave a Reply