Koshare, 09 prill 2015 – Një nënë qëndron e thelluar në kujtime pranë varrit të të birit, sot kur po përkujtohen dëshmorët e rënë në betejën e Koshares. Institucionet, familjarë, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe një numër mjaft i madh i qytetarëve, sot bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Koshare. Në akademinë përkujtimore, bashkëshortja e komandantit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përfundohet ky projekti i kompleksit që ishte nisur së ndërtuari vite më parë. Ajo tha se kjo është më e pakta që mund të bëhet për dëshmorët.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u zotua se Qeveria që ai e drejton, do t’i përshpejtojë punimet për këtë projekt. “Ka merituar kaherë kujdesin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne ua kemi borxh heronjve tanë trajtimin institucional dhe kujdesin njerëzor e kombëtar. Qeveria që unë drejtoj do ta përmbyllë projektin e kompleksit memorial të Betejës së Koshares, ashtu sikur që do të bëjë çfarë është e mundur që dora e shtetit të ndihet kudo ku ka shenja të luftës, sakrificës së popullit për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne do të shpejtojmë të gjitha punimet dhe do ta bëjmë të mundur që ky vend të duket ndryshe dhe të merr formën që e meriton”, tha Mustafa.
Beteja e Koshares, e vitit 1999, mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së, jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por edhe për efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Beteja e Koshares ka zgjatë tre muaj, ku kanë rënë 114 dëshmorë.
Përkujtohet Beteja e Koshares – Mustafa premton memorialin!
POSTIMI PARAPRAKPllajniku po bllokohet – Rruga në shembje e sipër (Video)
POSTIMI I RADHËSBanorët e Buçes përvjelin krahët – Pastrojnë vetë rrugën!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.