Dragash, 05 maj 2020 – Me rastin e 6 Majit, Ditës së Goranëve, Partia Unike Gorane i uron të gjithë goranët kudo që gjenden. Tashmë është e njohur se 6 Maji shënohet zyrtarisht si “Dita e Goranëve” në Kosovë, datë kjo që edhe më herët është shënuar nga ky komunitet, duke u rrënjosur thellë në kremtimin e Shëngjergjit. “Kjo është festa jonë, në të cilën shpresojmë të na sjellë edhe më shumë gëzim, dashuri e miqësi. Festa për ne goranët fillon qysh më 5 Maj dhe zgjat përgjatë një jave. Është festë, në të cilën goranët bashkohen edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe, mbi të gjitha, është festë ku treva jonë lulëzon si një lule e bukur. Kjo lule do të mbahet përgjithmonë, përderisa të ekzistojmë ne goranët. Moto e kësaj feste është: ‘Kudo që të jesh, për festë në shpi të jesh’ e që është përshëndetja jonë e cila na thërret në ruajtjen e rrënjëve tona dhe, sidomos, veçantisë sonë si popull. Këto janë ditë të rralla pushimi për njerëzit tanë punëtorë dhe humanë. Festa jonë këtë viti do të kremtohet me kujdes të shtuar për shkak të pandemisë Covid-19, e cila tani është e pranishme në gjithë botën. Lidhur me këtë shfrytëzojmë rastin të apelojmë që kësaj radhe festa të kremtohet në gjirin familjar me më të afërmit tanë. Gëzuar dhe qoftë me bereqet kjo festë”, thuhet në urimin e Partisë Unike Gorane, nënshkruar nga kryetari i saj, deputeti në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha.
Partia Unike Gorane uron 6 Majin, Ditën e Goranëve
POSTIMI PARAPRAKVdes pacientja nga Plava e Dragashit, e infektuar me Covid-19
POSTIMI I RADHËSDragashi shënon 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit