Nga: Suel AHMETI
• Siç po e shohim kohëve të fundit, situata shqetësuese e krijuar ndaj epidemisë së Koronavirusit (COVID-19), është bërë “Buu” në media dhe rrjetet sociale, brenda dhe jasht vendit. Situata e krijuar në Itali e ka trondituar të gjithë botën, jo vetëm vendin tonë. Deri më tani, COVID-19 shkaktoi shumë viktima dhe, lajmi për mbarë publikun, ishte tejet shqetëues. Shumica e mediave, brenda dhe jashtë vendit tonë, me publikimet rreth numrit të viktimave nga COVID-19 në Itali, shkaktuan panikë të tepërt, e që ishte shqetësues për mbarë njerëzimin, posaçësrisht për popullatën tonë. Kjo është e dëmshme për popullin dhe, paniku i tepërt, është në dëm të shendetit.
Duhet të kemi parasysh se nga paniku lirohet hormoni “Kortizol” që dëmton sistemin tonë imunitar. Ne imuniteti na shërben për ta luftuar sëmundjen. Prandaj, ne si popull duhet të ju qëndrojmë këshlliave të mjekëve dhe të mos frikësohemi. Nuk duhet të fokusohemi tek rrjetet sociale sepse shumica prej tyre e bëjnë këtë për të fituar klikime dhe për të ra më shumë në sy tek popullata, e pas kësaj tentojnë të grabisin ndonjë reklamë, duke i mashtruar subjektet afariste, kinse kanë shikueshmëri të lart dhe ia vlen të bëjnë reklamë tek faqet e tyre. Andaj, mos bini pre e këtyre mashtrimeve dhe mundohuni t’i identifikoni vetëm mediat serioze nga ku do të informoheni. Kjo, sepse mediat serioze kanë përgjegjësi dhe nuk mund të dezinformojnë, pasi janë nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.
(Autori është student i Psikologjisë në Univerzitetin e Tetovës. Kohë pas kohe publikon edhe opinione në dobi të komunitetit. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)