Miroslav Lajçak zyrtarisht i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi

Miroslav Lajçak zyrtarisht i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi

Bruksel, 03 prill 2020 – Këshilli i Evropës emëroi sot edhe zyrtarisht diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak, si të dërguarin e saj të Posaçëm për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka konfirmuar vetë Këshilli i Evropës, ku thuhet se detyrat e përfaqësuesit të ri të Posaçëm të Bashkimit Evropian, do të jenë normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor. “Diplomati Lajçak do të fillojnë menjëherë punën me një mandat fillestar prej 12 muajsh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Këshillit të Evropës.